Rozë

Dyshja merr vendim, Bardhi-Sarës: Mos më fol as kur kalon

By GAZETA SCANNER 1

February 11, 2024

Raporti mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania 3, Sarës dhe Bardhit nuk është më si më parë. Dyshja kanë vendosur të mos flasin më me njëri-tjetrin.

Skenat e transmetuara gjatë prime’it të së shtunës kanë nxjerrë në dritë tensionet e fshehura mes çiftit.

Sara ka shprehur një zhgënjim të thellë, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjëherë mbështetjen e nevojshme nga Bardhi. Ajo tregoi se ndihej veçanërisht e prekur nga komentet e opinionistëve gjatë Prime-it të fundit, një situatë në të cilën priste që Bardhi të qëndronte pranë saj, të mbrojtur dhe të mirëkuptuar.

Ndërkaq, Bardhi gjithashtu ka treguar një qëndrim të ngurtë, duke mos dhënë shenja pajtimi ose pranimit të ankesave të Sarës.

Dyshja kanë marr vendim se nuk do të kenë asnjë lloj komunikimi mes tyre, madje jo edhe një përshëndetje të thjeshtë.

Sara: Për kokë të mamit, nuk të afrohem më kurrë, se sa herë të afrohem ti më nxjerrë keq. Je super djalë, sa here të kaloj do të të flas.

Bardhi: Mos më fol.