Në dritën e dyshimeve se agjentë të Agjencisë Kosovare të Ineligjencës (AKI) po vëzhgojnë dhe përgjojnë disa gazetarë të njohur në Kosovës, politologu Agon Maliqi, ka njoftuar se aktualisht ndodhet në Beograd si folës në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga OJQ-ja që i ka dokumentuar vjedhjet e zgjedhjeve të fundit nga ana e Vuçiqit.
Me një dozë ironie, Maliqi tha se njoftimin po e bën me qëllim; kursimin e buxhetit të shtetit dhe kohën e çmuar të organeve të sigurisë.
Postimi:
Për me e kursy buxhetin e shtetit dhe kohën e çmuar të organeve të sigurisë, i njoftoj këto të fundit se ndodhem në Beograd si folës në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga OJQ-ja që i ka dokumentuar vjedhjet e zgjedhjeve të fundit nga ana e Vuçiqit. Tradhëtarë ishin edhe këta, po ju thojnë që punojnë për Kurtin e Amerikën. Kështu që besoj se edhe prej këtyre agjentëve tanë e merrni një raport mbi ngjarjen.