7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Dyshimet e Latifit: Duket se SHBA e BE kanë arritur një konsensus për veriun, por s’po munden të na e thonë

- Advertisement -

Profesori dhe analisti, Blerim Latifi beson se mbështetësitë ndërkombëtarë të Pavarësisë së Kosovës, kanë arrit një konsensus që nuk po munden të ia thonë hapur Kosovës.

“Ky kontroll të cilin Serbia e ka me veriun e Kosovës, duhet të legalizohet”, kjo sipas tij, është ai konsensusi i heshtur që ndërkombëtarët e kanë arritur.

“Unë besoj se në perëndim, ata që janë mbështetësit kryesor të Pavarësisë së Kosovës, ShBA’të, vendet kryesore të BE, si duket kanë arrit në një konsensus që nuk po munden me na thonë hapur, që është një konsensus i heshtur që kjo gjendje ky kontroll të cilin realisht Serbia e ka me veriun e Kosovës, duhet me u legalizu”, tha Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Sipas tij, të gjithë e dinë se pas termit të Asociacionit fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës.

“Ata ia kanë ngjit një emër që po quhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që në shikim të parë duket i parrezikshëm, por të gjithë e dinë se para këtij termi fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës, për serbët e Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit