Lajme

Dy viktima në Klinë, dorasi dorëzohet në polici, detaje të reja për aktin që terrorizoi vendin

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2024

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjës, në një lokal në qendër të Klinës.

Indeksonline mëson se vrasësi është  i familjes Hoti nga fshati  Jashanicë. Ai tashmë është dorëzuar në polici.

Ndërsa dy viktimat të cilat janë të familjes Shlivova, ende gjenden brenda lokalit ku kanë mbetur të vrarë dhe se trupat e tyre ende nuk janë tërhequr nga aty.