Botë

Dy të vdekur nga rrëzimi i helikopterit të policisë në Turqi

By GAZETA SCANNER 1

February 04, 2024

Dy policë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të një helikopteri të policisë në Turqi. Këtë e bëri të ditur  ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në X.

Helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatay dhe po shkonte për në aeroportin e Gaziantep, tha Yerlikaya.

Ai u rrëzua pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdagi të Gaziantep, tha Yerlikaya, pa komentuar shkakun e rrëzimit, raporton Reuters.