Lajme

Dy të vdekur në dy aksidente të ndara trafiku në Podujevë

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2023

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy aksidenteve në dy raste të ndara që kanë ndodhur mbrëmë në Podujevë.

Policia bën të ditur se një këmbësore është goditur për vdekje mbrëmë nga një veturë.

I dyshuari që ka drejtuar automjetin është arrestuar, teksa dyshohet se këmbësoren e ka goditur nga pakujdesia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërsa në një vetaksident tjetër që ka ndodhur mbrëmë po ashtu në Podujevë, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

“Raportohet se ka ndodhur një vet aksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.