Lajme

Dy taksistë rrahin një taksist tjetër në Aeroportin “Adem Jashari”

By GAZETA SCANNER 1

September 16, 2023

Dy taksistë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë arrestuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një taksistë të një kompanie tjetër.

Policia thotë se mosmarrëveshja e tyre ka të bëjë me shërbimet për pasagjerë.

Sipas Policisë së Kosovës, taksisti që është sulmuar kishte shkuar në aeroport për të marrë disa pasagjerë, ku aty është sulmuar nga taksistët e dyshuar.

Viktima, si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime me ç’rast është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

Ndërkohë, dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

ANP-Adem Jashari 15.09.2023-22:43. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (taksist në ANP), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë. Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.