Duke pasur përpara vetë diçka për të ngrënë përpara se të flini është gjithmonë shumë joshëse, por sigurisht që nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni për trupin tuaj.
Natyrisht, ka një pije e cila të ju ndihmojë dhe nuk do ta prish gjumin tuaj, shkruan EO.
Zëvendësoni ushqimet e dëmshme me këtë pije:
Përfitimet e bananeve si ushqime të natës: ato janë të pasura me kalium dhe magnez, të dyja janë relaksues për muskujt.
Frutat gjithashtu përmbajnë triptofan dhe melatonin, të cilat janë të njohura për të nxitur gjumin.
Ju sjellim një recetë për një gjumë sa më të mirë: Prisni të dy skajet e një bananes dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të valuar, pa hequr lëkurën. Për shkak se lëvozhga përdoret në recetë, rekomandohet të përdorni fruta organike pa pesticide. Zieni bananen për rreth 10 minuta dhe më pas pini ujin e saj.
Mund të shtoni gjithashtu kanellës për të bërë pijen edhe më të kënaqshme. Ju ende mund të hani bananen e zier me lëvozhgë pasi të keni përdorur ujin.
Një recetë tjetër për një gjumë të mirë gjithashtu me bananen si përbërës është kjo: Shtypeni bananen pasi të ja keni hequr lëkurën dhe shtoni mjaltë.
Gatuajeni përzierjen në një tigan të vogël. Shtoni 1 filxhan qumësht, pastaj mjaltë. Gatuajeni derisa mjalti të jetë tretur në përzierje dhe nëse duhet shtojini qumësht përsëri deri sa të bëhet si një milkshake.