Lajme

Dy raste të reja me Covid-19 në Suharekë, Muharremaj kërkon respektimin e masave

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për 2 raste të reja me Covid-19.

Me këtë rast, ai ka kërkuar që të vazhdohet me respektimin e masave anti Covid-19.


“Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave nga institucionet shëndetësore, që ta ndalojmë përhapjen e mëtejme të virusit”, ka shkruar Muharremaj Facebook.