Lajme

Dy persona të vdekur dhe një i lënduar në një aksident në fshatin Sfeqël të Podujevës

By GAZETA SCANNER 1

September 16, 2023

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidentit që ka ndodhur në rrugën Shajkovc – Podujevë, saktësisht në fshatin Sfeqël.

Kështu ka bërë të ditur për medie zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut.” – ka bërë të ditur Ahmeti.