Peshku është i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm. Përveç kësaj, është shumë i lehtë për t’u gatuar. Por ka një problem që padyshim i shqetëson të gjithë: aroma e pakëndshme që merr shtëpia. Megjithatë, ka disa mënyra të thjeshta që do t’ju vijnë në ndihmë.
Uthulla bën mrekulli
Hidhni pak uthull në një enë dhe lëreni pranë furrës gjatë kohës që po përgatisni peshkun. Ky produkt do të thitë të gjithë aromën e pakëndshme gjatë dhe pas gatimit.
Limoni
Gjatë gatimit ose pak kohë pas gatimit, prisni një limon në gjysmë dhe vendoseni në ujë. Era e limonit neutralizon në mënyrë efektive atë të peshkut.