Sport

Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 21, 2024

Dy ndeshje interesante do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj do të pres Llapin nga ora 15:00, e në po të njëjtën orë Suhareka është nikoqire e Feronikelit 74.

Në tabelë, nga këto skuadra më së miri qëndron Suhareka si e treta me 10 pikë, pas saj radhitet Llapi si i pesti me 7 pikë, pastaj Ferizaj me 4 pikë i parafundit, ndërsa Feronikeli 74 mbetet i fundi me 0 pikë.