Rozë

Dy muaj pasi e la burrin përmes Instagramit, princesha e Dubait e lanson parfumin me emrin “Divorc”

By GAZETA SCANNER

September 11, 2024

Princesha e Dubait, Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum ka lansuar një aromë të re të parfumit të quajtur “Divorce” tetë javë pas ndarjes nga burri i saj, për të cilin ajo pretendoi se ishte “i zënë me shokët”.

30-vjeçarja zbuloi parfumin në një postim në Instagram, i cili shpejt arriti shumë klikime dhe lavdërime nga feministët.

Postimi i Mahras shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe, me shumë njerëz që fillimisht besuan se llogaria e familjes mbretërore në Instagram ishte hakuar. Princesha e Dubait njoftoi divorcin tronditës në Instagram.

Çifti ishte i martuar për vetëm një vit dhe kanë një vajzë katërmuajshe.

Mahra është vajza e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum.