Lajme

Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë ilegalisht, kërkojnë azil

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2023

Policia e Kosovës, dje, ka arrestuar dy iranianë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që njëri ka prezantuar pasaportë të Portugalisë, e tjetri të Kanadasë, që të dyja të keqpërdorura.

Sipas Policisë së Kosovës, iranianët kanë kërkuar azil në Kosovë dhe janë identifikuar me pasaportë të Iranit.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se të dyshuarve iu është konfiskuar pasaporta, si dhe të dytë janë gjobitur.

“ Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit. Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur.  I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në raportin e PK-së. /teve1.info/