Lajme

Dy gra rrahin dy të mitura në Istog, arrestohen nga policia

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Dje, në fshatin Kovragë të Istogut, dy gra kanë sulmuar fizikisht dy të mitura me ç’rast i kanë shkaktar lëndime të rënda trupore.

Policia thotë se përleshja mes tyre ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Të miturat, si pasojë e plagëve të marra janë dërguar për tretman mjekësor, ku sipas raportit mjekësor lëndimet që i kanë pësuar janë të natyrës së rëndë.

Ndërkohë, dy të dyshuarat janë arrestuar, ku të njëjtat pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është ende në fazat e hetimeve, ku i njëjti është iniciuar “Lëndim i rëndë trupor”.

“Fsh. Kovragë, Istog  22.09.2023 – 16:00. Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur palët ndërmjet vete,   dy të dyshuarat femra kosovare kanë sulmuar fizikisht dy viktimat e mitura femra kosovare të cilave ju kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet që kanë pësuar viktimat janë të natyrës së rëndë. Ndërsa të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  të shtetit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.