Sport

Dy gjigantët evropian në ‘luftë’ për Marquinho-n

Dy gjigantët evropian, Manchester City dhe Real Madrid janë të interesuar për mesfushorin e Paris Saint Germain, Marquinhos, raporton “Le 10 Sport”, përcjell GazetaScanner.

Braziliani duket se nuk dëshiron të firmos kontratën e re me kampionët e Francës, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga ‘Parku i Princave’.

Siç thuhet, City dhe Madridi duan të përfitojnë nga pasiguria për të ardhmen e Marquinhos, të cilin duan ta bëjnë të vetin. Madje, mësohet se tashmë ‘Qytetarët’ dhe ‘Los Blancos’ kanë bërë kontakte e para me agjentin e lojtarit. /GazetaScanner/