Lajme

Dy gjeneralët e UÇK-së organizojnë ndejë për bashkëluftëtarët e tyre

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kanë organizuar një ndejë me bashkëluftëtarët e tyre në Likoc të Skenderajt.

“Në folenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Likoc të Drenicës, në një ndejë së bashku me disa nga bashkëluftëtarët e mi. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkuar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.