Gazetari i RTK-së, Fisnik Durguti, i ka reaguar ish drejtorit të RTK Shkumbin Ahmetxhekaj, i cilli rrëfeu presionet politike që ka pasur në televizionin publik.
Durguti në reagim akuzon Ahmetxhekajn se sa ishte drejtor i RTK’së, i ka “larguar mbi 300 persona nga puna, e që sot nga mungesa e punëtorëve detyrohen ti bëjnë nga tre-katër puna”.
Madje Derguti thekson duke i thënë Ahmetxhekajt se “hasmërite i ke rrite gjatë mandatit tand. Ke hanger me ta, ke rrugëtu me ta dhe ja tash në çfarë situate e keni RTK-në”.
Reagimi plotë i Fisnik Durgutit pa ndërhyrhje:
Sonte e pash një interviste në Rubikon me ish-drejtorin Ahmetxhekaj për presionin politik. Mire bre a kishe presion politik me i dëbu mbi 300 persona nga puna, bile në komision parlamentar the që mundem edhe 150-200 me i heq, se ke problem. Me ndërtu komisione hetimore, në krye me Arsim Halilin (sikur të ishe në një sekretariat) madje duke hyrë jashtligjshëm në dosjet e puntorëve dhe duke i thirr në biseda informative me qëllim të frikësimit… Reforma jote e vetme ka qenë zbrazja e RTK-së, e që sot nga mungesa e punëtorëve detyrohen ti bëjnë nga tre-katër puna. Aty a ke pasë presion apo? Me i dhane pozita krejt dostave tu, e që besa duke anulu me 10 konkurse, veq sepse për ty nuk ishin të përshtatshëm? Me fabriku lloj-lloj situatash duke i nxjerr nga zyrja njerëzit që me dekada kanë punuar dhe kane kontribuar në to, deri sa ti ke hangër fara perballë RTK-së (te Nebihi) pa prek punë me dorë. Ke kriju emisione me cilësinë ma të dobët që nga themelimi i RTK. Ke sjell klimë negative brenda RTK-së, sa qe sot punëtorët, veq pse nuk kane ku shkojnë, se të gjithë e lëshojnë punën. Hasmërite i ke rrite gjatë mandatit tand. Je cilësu nga shumica në RTK si drejtor i masave të dhunshme. E sa për bordin, kam prit që do të zgjedhet nje bord kredibil, po qe i sjellin persona që as lidhje me televizion nuk kanë, këtë se kemi prit nga kjo mazhorance. Njerëz që punën e parë në ndonjë institucion publik e kane, si drejtor bordi apo anëtarë bordi. Ke hanger me ta, ke rrugëtu me ta dhe ja tash në çfarë situate e keni RTK-në. Jo jo nuk të shperlanë as Drini e Shkumbini çfarë dëmi i ke ba institucionit.
Ti ke ec, Bordi duhet me ec,
Të emërohet një drejtor për fazë kalimtare madje edhe i huaj qoftë.
Të bëhet ligji i ri i RTK, apo amandamentimi sa i perket zgjidhjes së problemit të pronës dhe financimit si dhe zgjedhjes së anëtareve të bordit, por edhe shumë çeshtjeve tjera në mënyrë që politika ti mbajë larg duart nga RTK-ja.
Shnet e gëzime!