Kult

Dumoshi ndan çmimet vjetore për letërsi në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ministria në detyrë e MKR-së, Vlora Dumoshi me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë çmimin vjetor për letërsi, për disa personalitete.

Vlora Dumoshi, tha se këto çmime po ndahen në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Knaqësi që i kam shërbyer këta muaj vendit tim, duke u munduar ti qes në pah vlerat tona kombëtare. Puna dhe përkushtimi juaj na ka bërë më të fortë të kalimit të situatës me pandeminë”, tha Dumoshi.

Çmimi për veprën “Azem Shkreli” i është ndarë shkrimtarit Mehmet Kraja. Kurse çmimi për veprën më të mirë për fëmijë “Vehbi Kika” i ndahet Nexhat Hamilajt.