Kylie Jenner është përlotur së fundmi nga komentet e fansave mbi pamjen e saj fizike.
Ajo bashkë me Kendall Jenner u sprehën në episodin e ri të “The Kardashians”, të titulluar “Baby Rocky”, se familja e tyre është sulmuar vazhdimisht pvr shumë çështje të ndryshme kryesisht mbi pamjen fizike.
26-vjeçarja u shpreh e lotuar se ndihet shumë keq kur fansat i bëjë komente të tipit ” je plakur” ose “dukesh më e madhe”.
“Është një mrekulli që unë kam ende vetëbesim dhe mund të shikohem në pasqyrë dhe të mendoj se jam e bukur”, thotë Kylie.
“Njerëzit kanë folur për pamjen time që kur isha 12, 13 vjeçe. ‘Dukesh e vjetër’, është komenti që shoh nën çdo postim”.