Dukagjini ka bërë të pamundurën duke i shënuar katër gola në pjesën e dytë, për ta mposhtur Malishevën 4:3.
Pas pjesës së parë, vendasit ishin duke fituar me rezultat 2:0.
Altin Aliu ishte ai që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, derisa Elom Nya-Vedji e dyfishoi epërsinë e Malishevës.
Dukagjini mendoi se kishte arritur ta ngushtonte epërsinë me golin e Santos, por kjo gol u anulua.
Megjithatë mysafirët nuk u dorëzuan dhe shënuan katër herë në pjesën e dytë për të marr pikët e plota.
Zulfiji fillimisht zvogëloi rezultatin në 2:1, përpara se Junior të barazonte 2:2.
Dukagjini nuk u ndal me kaq dhe Santos, gjeti rrjetën për të dytën herë, por kësaj radhe goli nuk u anulua.
Mërlaku e vulosi rikthimin e Dukagjinit në minutën e 76-të.
Malisheva nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një gol, për rezultatin përfundimtar 4:3 me anë të Hazrollajt.
Malisheva mbetet në vendin e pestë, derisa Dukagjini ngritët në të gjashtin.