Sport

Duka zgjedhet zëvendëspresident i UEFA, Ademi: Ky është moment historik për futbollin shqiptar

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2023

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar presidentin e Federatës Shqiptare, Armand Duka, i cili sot u zgjodh zëvendëspresident i UEFA, me vota unanime, transmeton Scanner.

Në një postim në Instagram, Ademi e ka quajtur moment historik për futbollin shqiptar, duke e bêrë atë shqiptarin e parë që merr një pozitë kaq të lartë në futbollin evropian.

“Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, dua të përgëzoj presidentin Duka për këtë sukses”, ka shkruar Ademi në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Miku im, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh sot zëvendëspresident i UEFA-s me votë unanime në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv.

Ky është një moment historik për futbollin shqiptar, duke bërë atë shqiptarin e parë në një pozitë të tillë të lartë në futbollin evropian.

Zgjedhja e Dukës si zv/President i UEFA-s është një arritje e madhe për futbollin mbarëkombëtar dhe e hap një dritë të re për progresin e futbollit në rajonin tonë.

Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, dua të përgëzoj presidentin Duka për këtë sukses, duke i dëshiruar shumë suksese në këtë detyrë të re e tejet të rëndësishme.

Jam i sigurt se bashkë me presidentin Aleksandër Çeferin, ata do të drejtojnë procese të mëdha për evoluimin e mëtutjeshëm të futbollit evropian.

#BashkëPërFutbollin

Miku im, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh sot zëvendëspresident i UEFA-s me votë unanime në mbledhjen e…

Posted by Agim Ademi on Tuesday, September 26, 2023

https://www.instagram.com/p/CxqF8n4ILuh/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==