Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur pas nënshkrimit të kontratës së re të Sylvinhos, i cili bashkë me stafin e tij do të jenë në krye të shtabit teknik të kombëtares deri në dhjetorin e vitit 2025.
Duka tha se pozicioni i trajnerit asnjë herë nuk është diskutuar.
Ai theksoi se vëmendja tani është tek Kupa e Botës, ku Shqipëria synon që për herë të parë ta prek këtë garë.
“Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”, tha Duka.