Sport

“Duhet të mësojmë nga ky gabim i madh”, Ismajli pas humbjes: Tashmë të shikojmë përpara

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2024

Ishte i vetmi rezultat që nuk ka nevojitej.

Kombëtarja “kuqezi” ka zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në mitikun e “Air Albania” janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2-1, nga “Verdheblutë” e Ukrainës, në përballjen e vlefshme për xhiron e fundit të fazëssë grupeve të Nations League.

Pas sfidës një koment për mediat e ka bërë edhe kapiteni Ardian Ismajli, i cili pjesën e parë të sfidës, si sfidën më të keqe në këto 3 vitet e fundit, teksa shtoi se skuadra e tij duhet të mësojë nga ky gabim trashanik.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh.

Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.

Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Ka interes nga Juventusi, është e vështirë por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”,- u shpreh kapiteni “kuqezi”.