Sport

“Duhet të jetë spanjoll”, Rodri tregon se kush e meriton Topin e Artë

By GAZETA SCANNER 1

July 15, 2024

Mesfushori Rodri beson se dikush nga kombëtarja e Spanjës e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit, pas triumfit ndaj Anglisë të dielën.

Spanjolli ishte mahnitës në këtë turne, duke u shpallur lojtari më i mirë në “Euro 2024”, pavarësisht që u zëvendësua pas pjesës së parë në finale.

I pyetur për Topin e Artë, Rodri e bëri të qartë se dikush nga kombëtarja e meriton pavarësisht se kush është.

Futbollistët spanjollë e meritojnë Topin e Artë. Do të jem i sinqertë, do të doja që dikush nga ne ta fitojmë, nuk më intereson kush. Do të ishte e shkëlqyer”.

“Sa janë shanset për ty? Kam dëgjuar se Dani Carvajal e meriton gjithashtu. Nga aspekti individual, jam shumë krenar për atë që po bëj dhe meritat që po marrë, por dikush tjetër duhet ta vlerësojë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, asnjë futbollist spanjoll s’e ka fituar Topin e Artë që prej Luis Suarezit të Barcelonës në vitin 1960, edhe pse janë nominuar vazhdimisht në vitet e fundit.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Karim Benzema e kanë fituar këtë trofe 14 herë gjatë kohës që kaluan në Spanjë, ndërsa argjentinasi mori këtë trofe për herën e tetë si pjesë e Inter Miamit pas paraqitjeve fantastike në Kupën e Botës 2022.