Lajme

Dugolli i VV-së: Jemi të interesuar që serbët të bëhen pjesë e sistemit të shëndetësisë dhe arsimit, por kjo merr kohë

By GAZETA SCANNER 1

September 06, 2024

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli nuk ka dhënë  një datë se kur do të hiqen strukturat paralele në sistemin e shëndetësisë dhe të arsimit në pjesën veriore të Kosovës.

Ai në emisionin “Click” në RTV21 tha se prioritet i është dhënë sigurisë.

“Të gjitha institucioneve paralele do të iu vijë radha një nga një”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se janë të interesuar që serbët të bëhen pjesë e sistemit të Kosovës sa i përket shëndetësisë e arsimit.

“Por kjo do të merr kohë”, ka deklaruar Dugolli.