Lajme

Dugolli: Haradinaj të kërkojë falje, deklarata e tij gënjeshtër

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se Kurti ishte liruar nga burgu, pasi presidenti serb në atë kohë vendosi ta falë atë, të vetmin prej shqiptarëve.

Dugolli i cili ka qenë poashut i burgosur politik, ka thënë deklarimi i Haradinajt është gënjeshtër e madhe.

Në një reagim në Facebook, Dugolli ka thënë se lirimi i Kurtit dhe qindra shqiptarëve të tjerë ka ardhur pas presionin ndaj Serbisë, Kuvendi i së cilës u detyruar të miratojë Ligjin për Amnisti. “Duke qenë se edhe vetë kam qenë peng i luftës dhe i burgosur politik konfirmoj me përgjegjësi të plotë morale e ligjore se jo vetëm z.Kurti, por janë liruar qindra të burgosur politik që mbaheshin pengje në burgjet serbe, pas presionit të madh publik e diplomatik ndërkombëtar ku si rrjedhojë parlamenti serb u detyruar të miraton ligjin për amnisti si formë për të përmbushur një kërkesë të drejtë ndërkombëtare kundrejt të burgosurve shqiptar. Në atë proces jam liruar edhe unë sikurse qindra të burgosur (ka në AAK ish të burgosur që e dinë këtë fakt), ashtu siç është liruar edhe z.Kurti. Prandaj, është mirë qe z.Haradinaj të kërkon falje për këtë gënjeshtër të paskrupullt”, thuhet në reagimin e Dugollit.