Rozë

“Duajeni Shqipërine sa Bebe Rexha kushërinjtë”/ Monika Kryemadhi pret Bebe Rexhën në Tiranë pas suksesit në “Sunny Hill”

By GAZETA SCANNER 1

July 28, 2024

Këto ditë është folur shumë për artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Ajo ishte në Kosovë për të qenë pjesë e “Sunny Hill Festival”, ku pati një performancë fantastike. Teksa u pyet për planet e saj në Shqipëri ajo tha në një intervistë se do te shkonte në Dibër pasi kushëriri i saj kishte një syneti.

Bebe nuk i harron rrënjët dhe i do shumë kushërinjtë. Ajo ka ardhur në Tiranë për të takuar dhe kaluar kohë me kushërirën e saj Monika Kryemadhi.

Parlamenti Shqiptar tashmë ka marrë pushimet dhe Monika ka gjithë kohën që i duhet për ta kaluar me Bebe Rexhen, kushërirën që e duartroket gjithë bota.

Na pëlqen shumë kjo lidhje që Bebe ka me kushërinjtë e saj e sidomos me Monika Kryemadhin prej së cilës zbuluam të gjithë që një artiste që prek skena të mëdha ndërkombëtare, punon me artistë të mëdhenj, mund të jetë edhe kaq e lidhur me gjakun e saj!