8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Dua Lipa pozon plot krenari me flamurin kuq e zi: E lumtur që jam në Tiranë si qytetarja më e re

- Advertisement -

Artistja shqiptar, Dua Lipa ditën e djeshme (e diel) arriti në Shqipëri ku edhe pranoi nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.

Ndërsa, sot (e hënë) kur po festohet 28 Nëntori, ylli shqiptar i muzikës me famë botërore mori edhe pasaportën shqiptare nga kryeministri Edi Rama.

E lumtur për këtë, Dua ka postuar foto dhe video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur në fustan të zi dhe këpucë me taka me ngjyrë të kuqe teksa mban me krenari flamurin kuq e zi.

Në postim, 27-vjeçarja u shpreh se ndjehet e lumtur që ndodhet në Tiranë si qytetarja më e re e shtetit shqiptar.

“110 vjet Pavarësisë, shumë e lumtur që jam në Tiranë si qytetarja më e re, për të performuar për ju të gjithë sonte. Koncerti final i turneut “Future Nostalgia”, mezi po pres me ju pa”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që pikërisht sonte, autorja e “Levitating” do të performojë në sheshin e Tiranës “Skënderbej” për nderë të Pavarësisë, duke shënuar kështu edhe përmbylljen e turneut të saj botëror.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit