Rozë

Dua Lipa e lumtur për t`u ribashkuar me Anwar, pas koncertit virtual

Dua Lipa sjell imazhe me të dashurin Anwar Hadid.

Përpos suksesit në muzikë, Dua Lipa po komentuar shumë edhe për jetën personale.

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa,  po shijon romancën me modelin Anwar Hadid.

Çifti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë momente romantike pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, Dua, mbajti koncertin e saj madhështor virtual, “Studio 2054”, pas përfundimit të tij ajo menjëherë ka publikuar disa imazhe të reja, ku shfaqet me partnerin e saj teksa shijojnë një shëtitje me veturë.

“Përsëri me djemtë e mi”, shkroi Dua në mbishkrimin e videos, ku shihej Anwar duke drejtuar makinën dhe qeni i tyre.