Këngëtarja e njohur, Dua Lipa ka shuar zërat që qarkulluan së fundmi duke pretenduar se ajo dhe i dashuri i saj, Callum Turner janë ndarë.
Lipa nuk i ka komentuar asnjëherë këto thashetheme, por zgjodhi t’i demantojë aludimet duke postuar një fotografi me të dashurin e saj.
Në imazhin e ndarë në llogarinë e Instagramit, Dua dhe Callum shihen duke vallëzuar bashkë në festën e ditëlindjes së Dua Lipës.