Reperi amerikan, Jack Harlow, kishte kërkuar aprovimin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, para se të titullonte këngën me emrin e saj.
24-vjeçari Harlow bëri të ditur se kishte biseduar me bukuroshen me origjinë kosovare, para se ta përfshinte këngën e titulluar “Dua Lipa” në albumin e tij të dytë të incizuar në studio, “Come Home The Kids Miss You”.
Sipas reperit, ylli i popit Dua Lipa mendon se kënga është në rregull, por megjithatë në fillim ishte habitur rreth qëllimit. Dy artistët kanë komunikuar më shpesh kohëve të fundit dhe Jack shpreson që Dua, eventualisht do ta vlerësojë këtë incizim.
Kënga është bërë tashmë virale dhe në një pjesë të saj reperi dëgjohet duke thënë: “Dua Lipa, po mundohem të kem diçka më shumë me të sesa një bashkëpunim”. Dhe ndonëse Lipa ende nuk i është përgjigjur kërkesës së reperit, fansat tashmë kanë nisur të flasin se po e presin me padurim një bashkëpunim mes tyre.