Rozë

Dua e krahason Donald Trumpin ‘me kunguj’

Dua Lipa krahason Donald Trump me kunguj në prag të zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, shpesh herë po ironizon me presidentin amerikan, Donald Trump.

Këtë herë ajo ka publikuar një imazh duke përqeshur presidentin e tanishëm me disa vargje, “Donald Trumpkin. I portokalltë nga jashtë, bosh nga brenda dhe duhet të hidhet që javën e parë të nëntorit.” thotë fotografia e një tabele në formë shakaje të festës së Halloween që mbahet në prag të zgjedhjeve.