Botë

Droni godet ndërtesën në Moskë, thonë zyrtarët rusë

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Një dron ka goditur një ndërtesë në qendër të Moskës që ishte në ndërtim e sipër, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin, raporton BBC.

Mbrojtja ajrore gjithashtu rrëzoi dy dronë në Mozhaisk dhe Khimki të rajonit të Moskës, shtoi ministria e mbrojtjes së atjeshme.

Nuk ka raportime për viktima dhe nuk është e qartë se kush e kreu sulmin.

Zyrtarët rusë e përshkruan atë si “një përpjekje tjetër nga regjimi i Kievit për të kryer një sulm terrorist”.

Ukraina zakonisht nuk komenton se kush qëndron pas sulmeve brenda territorit rus.

Të gjitha fluturimet u pezulluan drejt dhe nga aeroportet e Moskës herët të mërkurën, por më vonë u kthyen në funksionim normal. Masat e pezullimit të fluturimeve janë marrë vazhdimisht gjatë ditëve të fundit.

Ishte nata e gjashtë radhazi e sulmeve ajrore në rajonin e kryeqytetit të Rusisë, raportoi agjencia e lajmeve AFP.