Lajmest-slider

Driton Selmanaj për rrëzimin e Qeverisë Kurti I: Neve s’na besuat, po Kosnettit?

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj një deklarate të ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori ka thënë se mospajtimet në mes të SHBA’së dhe Qeverisë Kurti I, patën rolin e vet në prishjen e koalicionit qeverisës LDK-VV.

Selmanaj ka pyetur se a ka ende dilemë rreth kësaj cështje, edhe pas deklaratës së Kosnettit.

“Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të”, është shprehur Selmanaj.

Qeveria Kurit I u rrëzua pasi LDK, partneri i koalicionit qeverisës, thirri mocion të mosbesimit në Kuvend.

LDK veproi kështu ditën që ministri i Brendshëm atëbotë, Agim Veliu u shkarkua nga kryeministri Kurti.

Opozita dhe LDK rrëzuan qeverinë dhe formuan një qeveri teknike pa PDK’në, ku kryeministër u zgjodh Avdullah Hoti.

Ky i fundit shkoi në Uashington të Amerikës dhe nënshkroi një marrëveshje ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

“A ka ende dilema?!! Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të. Neve nuk na besonit, po ambasadorit Kosnett?”, shkroi Selmanaj.