Home Sport Drita porosi FFK-së: Mos e injoroni ligën e Kosovës

Drita porosi FFK-së: Mos e injoroni ligën e Kosovës

0
Drita porosi FFK-së: Mos e injoroni ligën e Kosovës

Pas paraqitjeve dinjitoze në garat evropiane dhe shitjes së futbollistit Arbor Muja në Antwerp, drejtuesit e Dritës ia kanë bërë me dije Federatës së Futbollit të Kosovës se Superliga e këtushme meriton më shumë respekt dhe kujdes.

Skuadrat kosovare kanë bërë përparim në eksperiencat e tyre në Evropë dhe kjo ka bërë që koeficienti i Superligës së Kosovës të rritet dhe si rezultat, ajo të qëndrojë më mirë në renditje të UEFA-s.

E për këtë pa dyshim se më së shumti merita kanë klubet, të cilat ndihen të lëna anash nga shtëpia e futbollit kosovar, e cila kryesisht është e fokusuar tek Kombëtarja e Kosovës.

Por, tash krerët e klubit gjilanas mendojnë se FFK-ja duhet ta marrë më me seriozitet futbollin vendor, pasi klubet mund të kenë të hyra dhe të jenë profitabile, si në rastin e Dritës, e cila raportohet se do t’i marrë 400 mijë euro nga shitja e Mujës.

E njëri prej pronarëve të klubit gjilanas, Valon Murseli ka kërkuar nga FFK-ja që t’i kthejë sytë kah Superliga dhe nga selektori i Kombëtares, Alain Giresse ka kërkuar vëmendje më të madhe për lojtarët që luajnë në ligën vendore.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Valon Murselit, i cili e ka ngritur klubin gjilanas në majat e futbollit kosovar.

Exit mobile version