Skuadra e Dritës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër skuadrës letone, Auda. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Skonto” në Riga u mbyll me rezultat 1:0, për vendasit. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Bruno Tavares, nga gjuajtja e lirë, në minutën e 8-të. Ndeshjen e kthimit Drita do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 15 gusht.