Drita arriti të marrë fitore mjaft të rëndësishme në xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës, ndaj Prishtinës.
Një gol i bukur nga distanca i shënuar nga Marko Simonovski, në minutën e 48` e kaloi në epërsi ekipin e Gjilanit.
Ishte një ndeshje mjaft intensive dhe me raste por vetëm dy nga Drita u konkretizuan.
Në minutën e 80` të ndeshjes Balde, shënoi golin e dytë të takimit.
Drita arriti të marrë pikët e plota dhe vazhdon luftën për titull të Superligës së Kosovës, ndërsa Prishtina vazhdon edhe më tej të humb pikë të rëndësishme.
Ekipi nga kryeqyteti ende nuk e ka siguruar mbijetesën në Superligë dhe nëse vazhdon kështu do jetë në rrezik të madh për stinorin e ardhshëm.
Drita gjenden në vendin e tretë në tabelë me 46 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e gjashtë me 32 pikë./Lajmi.net/