Sport

Drita largon një mbrojtës

By GAZETA SCANNER 1

January 02, 2024

Drita ka njoftuar se ka ndarë rrugët me mbrojtësin Dilyan Georgiev.

Këtë klubi gjilanas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, duke falënderuar Georgiev për kontributin.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Dilyan Georgiev”, thuhet në njoftim.

“Klubi jonë e falënderon Dilyanin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”.