Drita ka marrë një fitore të thellë në derbin ndaj Prishtinës, derisa Ferizaj e ka ndalur në barazim Malishevën.
“Intelektualët” regjistruan triumf bindës me rezultat 3:0, sfidë që e dominuan në gjithë aspektet.
Besnik Krasniqi me një gol nga pika e bardhë e kaloi Dritën në epërsi (22’), ndërsa vetëm dy minuta më vonë Albert Dabiqaj pas një aksioni fantastik e dyfishoi epërsinë (24’).
Prishtina provoi të këndellet duke pasur mundësi me Akinbule e Gallapenin, megjithatë të gjitha tentimet dolën të jenë jashtë rrjetës.
Kur Prishtina po sulmonte, Drita e nisi një kundërzbritje me Albert Dabiqajn që e vulosi fitoren (88’).
Me këtë fitore, Drita ngjitët në pozitën e tretë me 18 pikë derisa Prishtina qëndron në pozitën e pestë me 16 sosh.
Në anën tjetër, Ferizaj e Malisheva kanë ndarë pikët, pavarësisht që shënuan nga një gol të vonshëm (1:1).
Derbi në Ferizaj ishte shumë i zjarrtë nga fillimi, ku të dy klubet kishin disa raste shënimi por që dështuan t’i konkretizonin.
Kur të gjithë mendonin se përfundoi ndeshja me rezultat 0:0, në skenë doli Drilon Hazrollaj që realizoi një gol të bukur pas asistimit të Maljikit (90+1’).
Megjithatë, vetëm gjashtë minuta më vonë Ferizaj fitoi një penallti, që u konfirmua edhe nga VAR-i, të cilën e konkretizoi Albion Kurtaj (90+12’).
Malisheva mbetet lider në Superligën e Kosovës me 19 pikë, ndërsa Ferizaj tani ngritët në pozitën e shtatë me 14 sosh.