Sport

Drita e ruan lidershipin, fiton ndaj Llapit në Podujevë

By GAZETA SCANNER 1

May 04, 2023

Drita ka arritur fitore të rëndësishme në xhiron e 32-të në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

“Intelektualët” e mposhtën Llapin në udhëtim me rezultatin 2:0.

Dy golat e gjilanasve erdhën në pjesën e dytë.

Blend Baftiu dhe Raddy Ovouka me nga një gol e vendosën fituesin.

Katër xhiro para fundit të kampionatit, Drita qëndron në pozitën e parë me tre pikë më shumë se ndjekësi Ballkani.