Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të të Superligës së Kosovës.
“Intelektualët” fituan minimalisht 1 me 0 ndaj klubit kryeqytetas, në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori anësor, Kastriot Selmani në minutën e 41’të të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Drita ngritët në pozitën e parë me 60 pikë, dy më shumë se vendi i dytë Ballkani, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse skuadra e Debatik Currit tani mbetët në pozitën e katërt me 41 pikë.