Lajme

Dreshaj: Ne duhet t’i ndajmë rrugët me Serbinë, Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive

By GAZETA SCANNER 1

May 12, 2023

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, tha se Kosova duhet t’i ndajë rrugët me Serbinë.

Ai tha se problemi me Serbinë është një trashëgimi e keqe që na ka mbetur nga e shkuara.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej fillimit i ka pozicionet e qarta, pra ne duhet t’i ndajmë rrugët me Serbinë. Jemi të vetëdijshëm që është një trashëgimi  e keqe që na ka mbetur nga e shkuara dhe pa marrë parasysh se kush është në pushtet do të duhej të bëjë çmos që të riaktivizohet influenca kushtetuese dhe ligjvënëse e Asociacionit me shumicë serbe”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas Dreshajt, Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

“Ne kemi pasur një rekomandim të mëhershëm të Gjykatës tonë Kushtetuese ku Asociacioni nuk guxon të ketë kompetenca ekzekutive dhe ne mendojmë që Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe në këtë aspekt ka mundësi dhe ka modalitete nëpër botë, të cilat mund të merren si shembull, por edhe mund të jetë ndonjë shembull i ri për Kosovën që mund të jetë shembull edhe për botën se si mund të zgjidhet një kontekst shekullor mes shqiptarëve dhe serbëve, në veçanti pas konfliktet të përgjakshëm që patëm herën e fundit”, shtoi ai. /teve1.info/