Lajme

Dreshaj: Janë gjetur lëshime të mëdha në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

By GAZETA SCANNER 1

October 19, 2024

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreashaj ka thënë se janë gjetur lëshime të mëdha në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Këta deklarata, ai i ka bërë në “RTK” ku ka folur për mungesën e deputetëve të partisë në pushtet gjatë mbledhjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Ai ka thënë se gjetjet e lëshimeve implikojnë Ministrinë e Arsimit në veprime e hapa që nuk kanë qenë të nevojshëm.