Lajme

Drequn: Kurti shpalli terroriste disa grafite

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2023

“Janë vetëm disa grafite të shkruara nga një individ”, ka thënë Kryetari i të ashtuquajturit Komision për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drequn, duke komentuar shpalljen e dy organizatave si terroriste nga Qeveria e Kosovës ditëve të kaluara, përkatësisht “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriu”. Drequn pretendon se qeveria kosovare shpalli si terroriste “disa grafite”.

Veprimet e qeverisë kosovare Drequn në një intervistë për RTS thotë se synim përfundimtar kanë integrimin e pjesës veriore të banuar me shumicë serbe në shtetin e Kosovës, ndërsa gjetjen e një veture të stërmbushur me armë në Zveçan javën e kaluar e quan “flamur të rremë”.

“Që [të thuhet] se Beogradi po i fut për të furnizuar një lloj organzimi terrorist”, ka thënë ai ndërsa shton se “Brigada Veriu ekziston vetëm në disa grafite të shkruara nga një individ, pra Kurti deklaroi grafitet si organizim terrorist”.

Madje, Drequn pretendon edhe se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “kohëve të fundit ka bërë një listë arrestimesh prej 350 serbëve të cilën provoi t’ia jep [Miroslav] Lajçakut, ai refuzoi ta merr”.