Sport

Drenica pa humbje por ndan rrugët me trajnerin

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Drenica ka njoftuar ndarjen me trajnerin Megzon Visoka dhe stafin e tij.

Megzon Visoka e Drenica u ndanë me marrëveshje të dyanshme, me arsyetimin se klubi nuk është i kënaqur me performancën e ekipit në këtë fillimsezoni.

Në njoftimin e klubit thuhet se bashkë me Visokën janë larguar edhe Sami Geci, Robert Gjeraj, Erion Luta dhe Tahir Morina, që përbënin stafin e tij te klubi.

Drenica e Visokës kishte një statistikë mjaft mbresëlënëse në këtë sezon futbollistik.

Klubi nga Skenderaj ishte i vetmi pa humbje deri më tani, duke përfshirë këtu ekipet e Superligës dhe Ligës së Parë.

Drenica arriti pesë fitore dhe tri barazime, në tetë ndeshjet e para të këtij edicioni.

Për momentin, Drenica pozicionohet e dyta në Grupin A të Ligës së Parë me 18 pikë, vetëm një më pak se lideri, Vëllaznimi.