Drenica e ka shkarkuar trajnerin Sunaj Keçi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, ku tha se deri të vendimi erdhën pas tri rezultateve të dobëta në tri ndeshjes e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
“Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi. Ne e falënderojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit.
Tutje, Drenica tha se ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha, prandaj kanë marrë vendim për shkarkimin e Kuçajt.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që Drenica merr pjesë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.