Botë

Drejtuesi i “Wagner” në listën e FBI, 250 mijë dollarë për “kokën” e tij

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2022

Drejtuesi i grupit paraushtarak “Wagner”, Evgenij Prigozhin i cili qëndron pas Vladimir Putin dhe është përgjegjës për urdhërimin e shumë masakrave në Ukrainë, është futur në listën e shumëkërkuarve nga ana e FBI.

Byroja Federale e Hetimit ka vendosur një çmim prej 250 mijë dollarësh për informacione që do të çonin në arrestimin e Prigozhin, i njohur ndryshe dhe me pseudonimin “kuzhinieri” i Putin.

Prigozhin, zuri vend në faqet e mediave ndërkombëtare të enjten e shkuar, kur publikoi një video ku shihej një kasetë violine në të cilën ishte vendosur një vare e gjakosur, si dhuratë për deputetët evropianë që votuan pro shpalljes së Rusisë shtet terrorist.

Megjithatë, sipas FBI, motivi i shpalljes së Jevgeni Prigozhin në kërkim qëndron pas deklaratës së tij se është përfshirë aktivisht dhe ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Gjatë muajve të fundit, Prigozhin ka pranuar se është bosi i grupit “Wagner”, që grumbullon mercenarë për t’i dërguar në zona konfliktesh në botë. Ky grup paraushtarakësh luajtur një rol të madh edhe në pushtimin e Ukrainës ku ka treguar me gjithë forcën brutalitetin e tij./a2cnn