Lajme

Drejtori i policisë në Prizren: Nga 95 mostra të marra vetëm një zyrtar policor doli pozitiv

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija, ka bërë të ditur se sot janë marrë 95 mostra të zyrtarëve policorë atje për testim për Covid-19.

“Me datën 20 maj ka dalë një zyrtar policor pozitiv për Covid-19, pas këtij dje janë testuar edhe 20 zyrtarë tjerë ku 12 prej dolën pozitivë”.

“Gjithashtu edhe sot janë gjurmuar rastet tjera, ku nga 95 mostra që u morën vetëm 1 zyrtarë doli pozitiv, deri tani të prekur kemi vetëm 14 zyrtarë”.

Alija u bëri thirrje qytetarëve që nesër për festën e Fitër Bajramit të mos dalin për lëvizje pa nevojë

“Ju bëjmë thirrje që nesër për festën e Fitër Bajramit të mos dilni pa nevojë, të respektoni orarin e lëvizjes siç është i paraparë me numër të fundit të letërnjoftimit”.

“Policia që nga orët e hershme të mëngjesit do të dal në qytet dhe gjatë tërë ditës do të jetë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Alija në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.