Lajme

Drejtori i informacionit në Klan Kosova: E kisha të vështirë të besoja se donin të na mbylllnin, ku po jetojmë?

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2023

Gazmend Syla, drejtor i informacionit në Klan Kosova tha se e ka pasur të vështirë ta besonte se Qeveria dëshironte vërtetë mbylljen e këtij televizioni.

“E kisha vështirë me e bindë veten që mundet me ndodhë kjo. Ku jemi tu jetu?”, tha Syla në Frontal në T7.

“Thojsha jo bre hajgare e kanë”, tha ai.

“Edhe kur e di që je i drejtë, kur e di që punon hallall, nuk është që e ke qatfarë pritshmërie”, tha Gazmend Syla.

Qeveria pretendon Klan Kosova u regjistrua si biznes në mënyrë ilegale, ndërsa Syla thotë se Ekzekutivi ka “veç argument politik, kurrgjë tjetër”.